Tiranë – Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” pasi lëviznin të armatosur në Tiranë. 21-vjeçarët Anxhelo Andrea, banues në Fier dhe Arbis Bezati, banues në Tiranë lëviznin me armë në makinë, në rrugën Hasan Alla në kryeqytet. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin forcat policore gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Për më tepër, 21-vjeçari Andrea kishte thyer dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Të rinjtë do të përballen tashme me akuzën e armëmbajtjes pa leje si dhe atë të largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit.