Atentati për konflikin e pronave/ Pse e vranë gjykatësin e Apelit, Astrit Kalaja

Nuk dihet ende se si Elvis Shkëmbi arriti të futet i armatosur në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, por ai ka qëlluar ndaj gjykatësit Astrit Kalaja me disa plumba në gjoks duke e lënë të vdekut, ndërsa më pas ka plagosur 2 persona të tjerë në sallën e gjyqit.
Një prej të plagosurve është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe njerëzve të tjerë që ishin në sallën e gjyqit kanë neutralizuar atentatorin Elvis Shkambi.
Shkak i konfliktit duket të ketë qenë një konflikt pronësie, ndërsa në orën 14:00 pritej të jepej vendimi i Apelit nga gjykatësi Astrit Kalaja.
Dy të plagosurit e tjerë janë babë e bir, Rakip dhe Evis Kurtaj dhe ishin personat që kishin konfliktin pronësor me Elvis Shkambin. Gjyqi mendohet se kishte nisur rreth orës 14:00 dhe duket se vendimi i Apelit do të ndante një sherr për pronat në gjykatë, ku Elvis Shkëmbi ishte një palë, ndërsa Rakip dhe Ervis Kurtaj ishin pala tjetër.
Nuk dihen ende detaje për çështjen e pronave, por duket se Elvis Shkëmbi ka gjetur një mënyrë për t’u futur i armatosur në sallën e gjyqit dhe i ka qëlluar babë e bir, bashkë me gjykatësin Astrit Kalaja, i cili ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.
Sipas informacioneve paraprake, atentatori është ndaluar menjëherë pas ngjarjes dhe është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.
Karriera e gjykatwsit Astrit Kalaja
Astrit Kalaja është me origjinë nga Shkodra. Në kuadër te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019. Ai është diplomuar në fakultetin e drejtësisë me titullin ‘jurist’.
Pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.












