Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të aksidentit të rëndë ku humbi jetën 20-vjeçari Fiori Sula pak ditë më parë.
Ata thonë se ky aks rrugor është kthyer shpesh në burim aksidentesh.
Aksi nacional ku po zhvillohet protesta u bllokua në ora 11:00.
Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar prej gati një ore.