Nga Artan Fuga – Kush është njeriu më i lumtur nga bashkimi deputetëve të opozitës në sallën “Basha” të Hotel Tiranës?
Në ka njeri që duhet të gëzohet më shumë se të gjithë nga “bashkimi” i djeshëm i 43 deputetëve në sallën “Ba(l)sha” të hotel Tiranës, është pikërisht Lulzim Basha!
Basha fitoi te Balsha!
Në vend që këta 43 deputetë të shkojnë të bashkohen me grupin e deputetëve të gjoja PD, ose të pd së vulës, a nuk di si e quajnë, dhe të bëjnë shumicën absolute atje, pra të marrin kontrollin e grupit, dalin më vete gjoja kundër Bashës. Pra, ikin nga grupi i PD zyrtare.
Prodhojnë efektin e kundërt!
Lulzim Basha rehat rehat i shpall tashmë të larguar, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë, dhe i ka të gjitha: vulën, grupin e deputetëve, gjithçka i duhet për të pasur përsëri vende deputetësh në Kuvendin e ardhshëm.
Cfarë autogoliiiiiii!