Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBotërori 2030 do të luhet në tre kontinente, ja zgjedhja e FIFA-s...

Botërori 2030 do të luhet në tre kontinente, ja zgjedhja e FIFA-s për 100 vjetorin

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s i ka dhënë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2030 Spanjës, Portugalisë dhe Marokut. Një turne i paprecedentë, në tre kontinente të ndryshme. Ndeshjet inauguruese janë planifikuar të luhen në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguaj. Fituesit mundën konkurrencën e Greqisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

“Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s miraton unanimisht dosjen Marok-Spanjë-Portugali si një kandidaturë e vetme për organizimin e Kupës së Botës të Futbollit 2030”. Mbreti i Marokut Mohammed VI e bëri të ditur këtë nga Rabat, në një deklaratë të lëshuar nga agjencia MAP. FIFA shpjegoi se ekzekutivi ka zyrtarizuar kandidaturën e vetme të tre vendeve, por ka vendosur që, duke qenë se 2030 është edicioni i njëqindvjetorit (në Uruguaj për herë të parë, në vitin 1930) do të zhvillohet një ceremoni festive në Montevideo dhe do të luhen tre ndeshje në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguaj.

KU DO TË LUHET BOTËRORI 2030?

Një Kupë Bote e shpërndarë në gjashtë vende dhe tre kontinente. Një risi e mëtejshme e bujshme, pas asaj të prezantuar tashmë në funksion të Kupës së Botës 2026. Ky është edhe edicioni i parë i organizuar nga tre vende, SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

Kështu, Kupa e Botës 2030 do të hapet në Amerikën e Jugut, me ndeshjen inauguruese që do të luhet në Estadio Centenario de Montevideo për të festuar njëqindvjetorin e kompeticionit. Kujtojmë se edicioni i parë i Kupës së Botës u luajt në Uruguaj në vitin 1930. Pra, dy ndeshje mes Argjentinës dhe Paraguai, me Spanjën Marokun dhe Portugalinë që do të presin pjesën e mbetur të ngjarjes.

HERA E PARË

Hera e parë që Botërori do të luhet në tre kontinente – Afrikë, Europë e Amerikën e Jugut – e në gjashtë vende – Argjentinë, Marok, Paraguaj, Portugali, Spanjë e Uruguaj.

Për herë të parë do të jenë gjashtë skuadra të kualifikuara. Argjentina, Maroku, Paraguaji, Portugalia, Spanja e Uruguaji janë të kualifikuara tashmë për edicionin 2030. Mbeten kështu 42 vendet për tu fituar, për Botërorin e parë në histori në tre kontinente.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME