Policia greke arreston dy nga vrasësit e Komisar Artan Cukut.
Sipas raportimeve të mediave greke, janë arrestuar një shqiptar 42 vjeç dhe një 38 vjeç nga një operacioni i policisë në Glifadha, Athinë
Ata akuzohen si të përfshirë në një ngjarje në 22 janar 2022 në Voula, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugen “Ermou”, u plagosën me arme 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.
Pas disa muaj hetimesh janë identifikuar 3 nga autorët, dy prej të cilëve rezultojnë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut, ndërsa një tjetër rezulton në burg për krime të tjera. Mësohet se një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur nga një nga avokatët më me emër në Greqi.
Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristradë me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës.Burime bëjnë me dije se disa prej personave të përfshirë në ngjarjen në Voula rezultojnë me precedentë për grabitje dhe ngjarje të tjera të përgjakshme në Greqi