Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit. Një person ka mbetur i plagosur pasi gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota qelqi. I plagosuri është Kei Piu.
Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta. Sherri ka ndodhur në Bulevardin e qytetit.
I plagosur ka mbetur Kei Piu, 26 vjeç, i cili njihet në Elbasan, pasi në 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ku mori tre plumba në bark.
Sakaq policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ai nuk është një emër i ri për policinë e Elbasani. Disa vite më parë Piu i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë. Ai u plagos në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.