Nuk kanë të sosur sulmet kibernetike dhe dosjet që nxjerr grupi i hakerave “Homeland Justice”. Këtë herë ata kanë publikuar një dokument, ku përmes të cilit paralajmëron zhvillime në Shqipëri.
Ata shkruajnë edhe se njerëzit në Shqipëri i pret fati i irakianëve se ata do të shtypen nga pushtetarët njësoj siç bëri si ish-diktatori irakian Saddam Hussein me popullin e tij.
”Siç e dini, dhe siç thamë, korrupsioni sistematik i pushtetarëve po e bën më të ngatërruar popullin shqiptar. Ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK për të vrarë dhe shtypur njerëzit e tij si ushtrinë e tij private, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri. Qëndroni vigjilent për zbulime të mëtejshme”.
Pas godites së parë të portaleve qeveritare, si ajo e e-Albania, më pas me sistemin TIMS, tani me sistemin MEMEX, duket se asnjë e dhënë e këtij vendi nuk do të mbetet sekret, të gjitha po dalin në shesh.