Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRonela Hajati çel natën e parë të Eurovision-it

Ronela Hajati çel natën e parë të Eurovision-it

Prej orës 21:00 ka nisur nata e parë e festivalit Europian të Këngës dhe këngëtarja Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë me këngën ”Sekret”. Artistja shqiptare  e cila çeli edicionin e 66- të të Eurovisionit që mbahet në Torino të Italisë.

Ronela Hajati shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë. E veshur me një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, Ronela mahniti me pamjen e saj. Pas performancës, ajo tha se sonte ka përjetuar emocionet më të forta në jetën e saj artistike.

Këngëtarja shqiptare rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut, të cilët si kurrë më parë ndezën atomosferën e krijuar nga Hajati.

“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në vdekje. Na votoni! Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”,-tha ajo teksa u shfaq pranë delegacionit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: