Monday, May 16, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Strumi" procedon Ilir Rukon për pastrim e 108 mijë eurove

Operacioni policor “Strumi” procedon Ilir Rukon për pastrim e 108 mijë eurove

Lushnjë – Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Roskovec, operacioni policor i koduar “Strumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave. Sekuestrohen 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro, për të cilat 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: