Monday, May 16, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReali fiton dhe e dërgon Levanten në ligën e dytë

Reali fiton dhe e dërgon Levanten në ligën e dytë

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Levantes në shtëpi, në kuadër të javës së 36-të në La Liga.

“Los Blancos” e kryen punën qysh në pjesën e parë të ndeshjes, duke shënuar katër gola.

Mendy ishte i pari që realizoi në minutën e 13-të të ndeshjes.

Benzema realizoi gjashtë minuta më vonë, kurse Rodrygo shënoi për 3:0 në minutën e 34-të të ndeshjes.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Vinicius Junior realizoi për 4:0.

Ky i fundit shënoi edhe për 5:0, kurse hat-trikun braziliani e kompletoi në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 84 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, Levante edhe matematikisht humb gjasat për mbijetesë dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në La Liga 2.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: