Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETQershia dhe të mirat e saj

Qershia dhe të mirat e saj

Siç kemi parë herë pas here, frutat dhe perimet me ngjyrat më të thella dhe të ndritshme duket se ofrojnë përfitime fantastike shëndetësore. Qershitë, kumbullat, luleshtrydhet kanë përfitime të shkëlqyera.

Të njëjtët përbërës që u japin atyre shijen e mrekullueshme janë gjithashtu të shkëlqyera për lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm. Ndalemi pak tek të parat, qershitë. Cilat janë saktësisht përfitimet e tyre në lëkurë? Ja ç’thotë dr. Rachel Nazarian.

  • Ç’kemi antioksidantë!

Ngrënia e ushqimeve anti-inflamatore është shumë e rëndësishme për fytyrën tuaj. Një dietë e tillë është ideale për kujdesin e lëkurës. Burimi kryesor i antioksidantëve është nga antocianinat, por qershitë përmbajnë gjithashtu vitmaina A, C, E dhe kalium. Vitamina C – për të cilën Dr. Nazarian thotë se është “absolutisht e rëndësishme për shëndetin e lëkurës” – mund të ndihmojë me formimin e shëndetshëm të kolagjenit. Edhe vitamina E, sipas saj, është një “antioksidant i mrekullueshëm që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga stresi oksidativ”.

  • Gjumë më i mirë [?]

Gjumi është jetik për rinovimin dhe riparimin e shumë proceseve të lëkurës, duke përfshirë mbrojtjen kundër plakjes së parakohshme nga burimet e jashtme (rrezatimi, ndotja, klimat e thata etj). Gjumi është tepër i rëndësishëm për nxitjen e krijimit të kolagjenit, ose fibrave ‘që mbështesin rininë’. Qershitë përmbajnë triptofan dhe melatonin, të cilat dihet se ndihmojnë në gjumë, duke i bërë qershitë e ëmbla një mes-vakt shumë të mirë.

  • Një ëmbëlsirë pa stres

Stresi shkakton një sërë ngjarjesh në trup që në fund të fundit mund të dërgojnë sinjale në lëkurë, të cilat shpërthejnë në gjendje të ndryshme të lëkurës. Nëse ju ngushëllon sadopak, qershitë janë të larta në serotonin, që ndryshet njihet si “kimikati i lumturisë”.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: