Monday, June 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpejtësia, makina del nga rruga, humb jetën 31 vjeçari

Shpejtësia, makina del nga rruga, humb jetën 31 vjeçari

Lushnje – Aksident me vdekje në rrugën rurale “Pushimi i shoferit – Divjake”. Mjeti tip “ford fiesta” I drejtuar nga shtetasi Dijon Dervishi 31 vjeç ka dalë nga rruga në dalje të fshatit Fierseman.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur në betonin e kanalit dhe ka përfunduar brënda në kanal. 31 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga.

Sipas policisë që shkoi në vendngjarje dyshohet se shpejtësia s lartë me të cilën lëvizte Dervishi ka qenë shkak i humbjes së kontrollit dhe me pas daljes nga rruga.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i kushtoi jetën 31 vjeçarit Dijon Dervishi banues i fshatit Remas

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: