Monday, June 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosje me armë zjarri, qëllohet ish-kandidati për deputet

Plagosje me armë zjarri, qëllohet ish-kandidati për deputet

Durrës – Një sherr i ndodhur për motive të dobëta ka rezultuar në përdorimin e armëve dhe në plagosjen e një personi në Durrës. Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar i ka qëlluar 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në këmbë. Kërtusha është i njohur pasi ka kandiduar për deputet për Partinë Demokratike në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Policia është vënë në kërkim të autorit.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: