Tuesday, September 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe marrëveshje personale me Real Madridin

Mbappe marrëveshje personale me Real Madridin

Kylian Mbappe raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.

“The Athletic” ka raportuar këtë të hënë se sulmuesi francez ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga “Los Blancos”, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij mediumi, marrëveshja është arritur mes palëve, por që nuk ende asgjë të nënshkruar.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit dhe ai mund të kalojë falas te Reali në verë.

Tash e një kohë, Reali thuhet se ka qenë i sigurt që Mbappe do të kalojë në “Santiago Bernabeu” dhe janë vetëm në pritje të nënshkrimit të tij, të cilin e presin të vijë pasi 23-vjeçari të përfundojë sezonin te PSG-ja.

Derisa ish-sulmuesi i Monacos nuk ka nënshkruar ende asgjë, PSG po përpiqet që t’ia ndryshojë mendjen atij.

Megjithatë, Real Madridi besohet se është shumë më afër nënshkrimit me Mbappen.

🚨 Kylian Mbappe understood to have agreed personal terms with Real Madrid. 23yo forward has not yet signed. Paris Saint-Germain have not yet given up hope of keeping him. Would be among most high-profile deals of all time @TheAthleticUK #RMFC #PSG #Mbappe https://t.co/Dc5ln6xDEi
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 16, 2022

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: