Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOGold Ag “i zhduku” tatuazhet e vjetra nga trupi tij

Gold Ag “i zhduku” tatuazhet e vjetra nga trupi tij

Gold Ag ka zbuluar ditën e djeshme se i është nënshtruar procedurës së fshirjes së tatuazheve me lazer. Ndonëse më herët reperi ka treguar se ato i ka bërë kur ka qenë më i ri në moshë, sërish ndjekësit nuk i pëlqenin.

Kjo për faktin se Arian Agushi (emri i vërtetë) ka treguar se është shumë besimtar dhe tatuazhet nuk përshtaten me personin që ai është sot.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Gold Ag ka treguar se e ka gjetur zgjidhjen për t’ia lënë të shkuarës kritikat. Ai ka publikuar pamje nga procesi i heqjes së tatuazheve me lazer, i cili zgjat pak, pasi është i ndarë në disa seanca.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Ariani së bashku me bashkëshorten e tij, Ermira Shkodrën, u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: