Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOLuana Vjollca në veturë dhe me simbolin e depresionit tatuazh

Luana Vjollca në veturë dhe me simbolin e depresionit tatuazh

Po bëhen tashmë më shumë se një vit që Luana Vjollca nuk është pjesë e ekranit me ndonjë projekt televiziv.

Por kjo periudhë që për fansat e saj të shumtë dukej si një pushim në fakt duket të jetë ‘qetësia para stuhisë’.

Ditëve të fundit prezantuesja shqiptare ka bërë bujë të madhe dhe është përfolur shumë në median rozë.

Instagrami’ i saj me më shumë se dy milion ndjekës pësoi një ndryshim dhe u dyshua se llogaria e saj ishte ‘hackuar’ pasi çdo postim dhe fotografi nuk ekziston më përfshirë edhe fotografia e profilit.

Vet Luana nuk bëri ndonjë reagim për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur por një fotografi e hedhur në InstaStory të dielen bëri fansat të mendojmë se mos ylli shqiptar po përgatit për diçka të re.

Në fotografinë në fjalë, Luana shfaqi vetëm buzët e saj dhe një pjesë të dorës.

Edhe pse duket si diçka normale, për të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ky tatuazh mbart.

“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili ka ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj kauze dhe solidarizohet me të përmes këtij simboli.

Foto: Luana Vjollca/InstaStory

Kjo padyshim shqetësoi fansat me atë se çfarë po ndodh me Luanën, por dyshimet dërgojnë atje se kjo nuk ka të bëjë direkt me të por me ndonjë kauzë që ajo ka ndërmarrë.

Disa pamje ekskluzive që Telegrafi ka siguruar, ylli televiziv shqiptar shihet në një veturë por në sy bie fytyra e saj me shenja dhune dhe këtu duket se merr kuptim e gjithë gjëja, pasi po të kthehemi pas për të gjithë ata që e kanë ndjekur me vëmendje intervistën e saj të fundit, Luana ka sqaruar se po punon në një projekt personal që ka të bëjë me femrat.

Luana Vjollca fotografohet me shenja dhune në veturën e saj (Foto: Telegrafi)

Këtë enigmë e plotëson edhe një sondazh i hedhur së fundmi në faqen e saj të ‘Facebook-ut’ ku ajo pyet ndjekësit e shumtë se ‘’Cila është fjala më bullizuese që ju kanë thënë?’’.

Me gjithë këto detaje fansat kanë arritur në përfundimin se Luana Vjollca po përgatitet për diçka të madhe, por a është ndonjë program televiziv apo këngë, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: