Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha për Metën: Nuk kam asnjë qejfmbetje

Berisha për Metën: Nuk kam asnjë qejfmbetje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qejfmbetje me presidentin aktual Ilir Meta, pas “përplasjes” për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të kreut të ri të shtetit Bajram Begaj.

I pyetur për deklaratat e Metës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin Berisha tha se do të donte vetëm që Meta ta kishte shtyrë për raundin e pestë.

“Jam shumë i kursyer në atë drejtim, e vërteta është se kushtetuta nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë, nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj, ka diskutim. Të vetmin qefmbetje që kam është që ta kishte shtyrë për në raundin e pestë dhe shanset që të dështonte ai raund nuk ishte i vogël.

Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: