Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDogji ullishten, arrestohet 66 vjeçari Kamberaj

Dogji ullishten, arrestohet 66 vjeçari Kamberaj

Fier – Policia ka arrestuar shtetasin Mersin Kamberaj banor i Patosit Fshat padi i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me ullinj, procedohet penalisht 66-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Mersin Kamberaj 66 vjeç, banues në Patos Fshat, pasi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Çoçit”, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke rreth 2 dynym, me pemë ulliri.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: