Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOKina ndalon tatuazhet, futbollistët e kombëtares që i kanë, duhet t’i heqin

Kina ndalon tatuazhet, futbollistët e kombëtares që i kanë, duhet t’i heqin

Ndalohen tatuazhet për lojtarët e Kombëtares dhe kush i ka duhet t’i heqë. Këto janë direktivat e Administratës së Sporteve në Kinë, organizmi drejtues i sporteve në Kinë. “Ata që kanë tatuazhe këshillohen t’i heqin – vijon deklarata – Në rrethana të veçanta, tatuazhet duhet të mbulohen gjatë stërvitjes dhe kompeticionit, me konsensusin e pjesës tjetër të ekipit”. Tatuazhet e trupit tradicionalisht nuk pranohen në Kinë, por po bëhen gjithnjë e më popullore tek të rinjtë.

Nga muzika te lojërat online, Kina është përpjekur muajt e fundit të rimarrë kontrollin e të rinjve dhe të imponojë vlera burrërore, në kundërshtim me një prishje morale që sipas tyre vjen nga jashtë. Në shënjestër janë edhe përmbajtjet “vulgare” të transmetuara në ekranin e vogël dhe në rrjetet sociale, të thirrura të fokusohen në vlerat “patriotike”.

Kombëtarja kineze është ende në garë për kualifikueset e botës në Katar 2022, por shanset për të avancuar më tej janë të pakta. Skuadra aziatike është në fakt është e pesta në grupin e saj kualifikues dhe vetëm dy të parët kalojnë në fazën finale.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: