Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETÇfarë thonë këmbët e ftohta për shëndetin tuaj

Çfarë thonë këmbët e ftohta për shëndetin tuaj

Nëse gishtat e këmbëve janë gjithmonë të ftohtë, një arsye mund të jetë rrjedha e dobët e gjakut që mund të lidhet me duhanin, presionin e lartë të gjakut ose sëmundjet e zemrës. Diabeti i pakontrolluar, hipotiroidizmi apo anemia gjithashtu mund të jenë shkaktarë.

Këmbët e nxehta Më shpesh kjo gjendje është një shenjë e dëmtimit të nervit (neuropatia periferike). Shkaqet mund të jenë diabeti, alkooli, toksina të caktuara, mangësi të vitaminës B ose HIV.

Dhimbje në këmbë

Dhimbja që nuk është për shkak të ecjes së gjatë apo takave të larta mund të vijë nga një frakturë stresi, një çarje e vogël në një kockë si pasojë e stërvitjes shumë intensive ose për shkak të osteoporozës.

Gishtërinj të kuq, të bardhë dhe blu

Sëmundja e Raynaud mund të bëjë që gishtat e këmbëve të bëhen të bardhë, më pas të kaltër, të skuqen dhe të kthehen në tonin e tyre natyror. Shkaku është një ngushtim i papritur i arterieve. Raynaud mund të lidhet gjithashtu me artritin reumatoid, sëmundjen e Sjögren ose tiroiden.

Dhimbje në thembër

Shkaku më i zakonshëm është fasciiti shputor. Artriti, tendiniti, stërvitja e tepruar dhe këpucët e papërshtatshme gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje në thembër.

Zvarritja e këmbëve

Ndonjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën se si ecni – një ecje më e gjerë ose zvarritje e lehtë e këmbës. Shkaku mund të jetë dëmtimi i nervit periferik. Rreth 30% e këtyre rasteve janë të lidhura me diabetin, por mund të jetë si pasojë e një infeksioni, mungesës së vitaminave, përdorimi të alkoolit, problemeve me sistemin nervor ose muskujt.

Nryshimi i formës së këmbës

Ndryshimi i formës së këmbëve, konkretisht i gishtave ku thonjtë janë më të rrumbullakosur dhe të përkulur poshtë. Sëmundja e mushkërive është shkaku kryesor më i zakonshëm, por mund të vijë nga sëmundjet e zemrës, çrregullimet e mëlçisë dhe të tretjes, ose infeksione të caktuara.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: