Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAZgjedhjet/ “Macron i trembet humbjes së shumicës”

Zgjedhjet/ “Macron i trembet humbjes së shumicës”

Francë – Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar, shkruan DW.

Të dielën zhvillohet raundi i balotazhit për zgjedhjet parlamentare në Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze. Një “shumicë e qartë”, për të cilën ai u kishte bërë thirrje në të dyja raundet zgjedhore është e rrezikuar, sipas sondazheve të fundit. Partia e presidentit Macron “Ensemble” mund të marrë 225 deri në 305 vende, bashkë me aleatët e saj.

Aleanca e majtë dhe Të gjelbrit konkurrentë të fortë
Të dielën votohet për 572 vende në Asamblenë Kombëtare. Në raundin e parë të dielën e kaluar 5 kandidatë i fituan vendet në parlament. Shumicës parlamentare aktualisht i qëndron përballë si rivale e fortë aleanca e majtë ish-kandidatit për president, Jean-Luc Mélenchon që përfshin socialistët dhe Të gjelbrit. Sipas sondazheve, aleanca e majtë arrin 140 deri në 180 vende. Në raundin e parë të dyja kampet kryesore politike kishin gati një numër të njëjtë votash.

Populistët e Rassemblement National të Marine Le Pen për herë të parë që nga viti 1986 mund të krijojnë një grup parlamentar. Për këtë nevojiten 15 deputetë. Një hap i tillë do të thotë edhe më shumë mbështetje financiare dhe më shumë kohë fjalimesh në parlament. Asambleja e re parlamentare zhvillon takimin e parë të martën, bashkë me senatin dhe dy dhomat e parlamentit.

Kryeministrja franceze do ta paraqesë programin e qeverisë më 5 korrik- Në program qëndron një ligj i ri për shëndetësinë, që mundëson kufizimet e Coronës edhe pas shfuqizimit të gjendjes së emergjencës kombëtare në fund të korrikut. Që para pushimeve të verës pritet të hyjë në fuqi një ligj për fuqinë blerëse, që parashikon ndihma të reja për francezët në nevojë për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve./DW/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: