Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPartizani merr “gardianin” nga Shkëndija dhe “blindon” portën

Partizani merr “gardianin” nga Shkëndija dhe “blindon” portën

Partizani bën një tjetër lëvizje në merkato. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me  Shkëndijën e Tetovës për të transferuar portierin Bekim Rexhepi, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kryeqytetasit.

“Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e  Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin e portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë.

Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija”, shkruhet në njoftimin e Partizanit

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: