Monday, June 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIPropozimi/ Ishulli i Korfuzit të furnizohet me ujë nga Syri i Kaltër

Propozimi/ Ishulli i Korfuzit të furnizohet me ujë nga Syri i Kaltër

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur për mediat vendase çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar mungesën e ujit në dekadat e ardhshme në këtë ishull.
ERT NEWS shkruan se po përgatitet një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare, për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

“Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror.

Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh të dyja zhvillimet dhe gjendjen aktuale, në vitet në vijim do të përballemi me një krizë uji, një krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht.

Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991)” – thuhet në propozimin e Machimaris.

Nuk dihet nëse ky propozim është duke u shqyrtuar nga autoritetet shqiptare. Për herë të parë lajmet për furnizimin e Korfuzit me ujin e kulluar të Syrit të kaltër dolën në vitin 2001. Kanë qenë disa propozime greke ndër vite për këtë çështje, por asnjëherë pala shqiptare nuk ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje të tillë. 

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: