Friday, December 2, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEKleçka e Botërorit Katar ’22: Nëse bëni seks të pamartuar, 7 vite...

Kleçka e Botërorit Katar ’22: Nëse bëni seks të pamartuar, 7 vite burg

Kupa e Botës që do të zhvillohet në Katar është karakterizuar nga shumë polemika që nga momenti që u përcaktua. Në orët e fundit Daily Star përcjell një lajm paksa të veçantë, që i tremb paksa tifozët që do të shkojnë në Katar për të ndjekur aty Botërorin.

Një raport seksual mes dy personave që nuk janë të martuar, mund të dënohet deri në 7 vjet burg. Komiteti Suprem i Katar veç të tjerash ka nënvizuar në një deklaratë se “Katari është një vend konservator dhe manifestimi publik i afeksionit është i ndaluar pavarësisht orientimit seksual”.

Seksi mes personave që nuk janë të martuar në Katar është një vepër penale dhe siç shpjegon një burim i policisë për Daily Star, mund t’u kushtojë të huajve deri në 7 vjet burg teksa u shpreh:

“Seksi është jashtë menuje në Katar, për këtë duhet të shkoni aty burrë e grua. Sigurisht që nuk do të ketë histori për një natë në këtë botëror. Të gjithë duhet ta kenë mendjen në vend, nëse nuk duan të rrezikojnë burgun. Për të parën herë në historinë e botërorëve ka një ndalim seksi dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: