Monday, June 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËEUROPA NA ZBYTHI…

EUROPA NA ZBYTHI…

Skicë satirike nga Thoma Goga

Sot miku im Selim ishte bërë vrerë. Erdhi si rrebesh. Shante e turfullonte.

  • Ç’ke a derëzi, je bërë si mavri?
  • Europa qenka vërtet rospi, – tha ai.- E zbyth futjen tonë në BE sa herë t’i dojë bytha. Po dhe ne ama, s’na plas bytha fare.
    Ka të drejtë miku im Selim. U bë vite që “tellalli” zjen se do futemi në Europë dhe hiç. Pse budallenj janë ata. Sytë në ballë i kanë dhe nuk e “hanë thatë”.
  • Mbase nuk i kemi bërë detyrat e shtëpisë, o Selim, – thashë për të zbutur pak mikun tim.- Kurse “paria” jonë na gënjen neve, gënjen dhe “ATA”.
  • Rri o Çome, për kokën tënde. Pse nuk e shikojnë “ATA” se paria jonë me ato vila jetojnë si në Amerikë. Domosdo, të vjedhësh me thasë, do gënjesh me trastë. Se sa e si i kemi bërë detyrat, e dimë ne.

  • Edhe këtu i dhashë të drejtë mikut tim Selim. Fakti që një shqiptar i thjeshtë nuk jeton me standartet e një europiani, flet vetë. E që ta dini mirë, kjo futja në Europë ka dhe ca detyrime.
  • Taksat na i rrisin si në Europë, -vazhdoi Selimi.- Mirëpo këtu pagat e pensionet nuk janë si atje. Ore le të futen të gjithë, unë me plakën time nuk futem në Europë. Më qafsh, nuk mërzitesh të të rrëfejë një mesele?
  • Të qafsha ty, nuk mërzitem.
  • Një herë e një kohë, në atë kohë, u mblodhën organizatat e masave, – filloi rrëfimin Selimi.- Plasën zotimet dhe angazhimet që “të çajmë bllokadën me forcat tona”. U mblodh dhe “organizata” e pulave. Morën zotim që ta bëjnë vezën 1 lekë më shumë. Pra, jo 7, po 8 lekë. Mirëpo një pulë nuk e dëgjoi “zërin e masave”. Vazhdoi ta bënte vezën 7 lekë. U mbodh kryesia e pulave dhe e kritikuan. U ngrit pula rebele e tha: ehu, të çaj bythën unë për një lekë…Ama, kjo pulë ishte e zgjuar; dilte e fituar. I shiste vezët më shpejt. Populli fukara e donte atë pulë se i bënte vezët 1 lekë më pak. E pra, edhe ne nuk do e çajmë bythën se do apo jo Europa…E kuptove nashti?
  • E kuptova Selim. Po deshën ta çajnë “pashallarët” tanë bashkë me afganët, sirianët, bangladeshasit, qereleshasit, se u është zgjeruar sumatriçja. Ne jemi mësuar të rrojmë edhe kështu në “furrikun” tonë…
    (TH.G.)
RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: