Monday, June 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËJo e Brukselit/ PD: Zgjidhja nuk vjen duke braktisur vendin, ejani në...

Jo e Brukselit/ PD: Zgjidhja nuk vjen duke braktisur vendin, ejani në protestë

Jo-në e Brukselit për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Partia Demokratike e lexon si rezultat të keqqeverisjes nga ana e Ramës, ku u bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së 7 korrikut. ”Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin”.

Deklarata

Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel. Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat. Shqiptarët do të vazhdojnë të presin. Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.

Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin.

Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë. Por, as zgjidhje nuk mund të jetë. Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.

Bashkojuni Partisë Demokatike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: