Friday, July 1, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPas Samitit/ Rama: Më vjen keq për BE, Unioni ka probleme

Pas Samitit/ Rama: Më vjen keq për BE, Unioni ka probleme

Pas përfundimeve të punimeve të samitit të BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski, kanë dalë në një konferencë për shtyp. Rama ishte i ashpër në drejtim të Bashkimit Europian, ku tha se Unioni ka probleme.

“Më lejoni të shpreh keqardhje të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre. Michel na tha se kishim 3 minuta.

Unë i thashë se mund të kishin qenë 3 sekonda nëse ata do të kishin mbajtur fjalën por nuk e bënë kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. Ne jemi këtu si miq në një shtëpi të ndarë.

Është diçka shumë shqetësues që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe një luftë kaq kërcënuese, nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit Macron”.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=739730674002108&t=6

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LINI KOMENTIN TUAJ

%d bloggers like this: