Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAudi godet për vdekje 15 vjeçarin në Hamil

Audi godet për vdekje 15 vjeçarin në Hamil

Fier – Një 15 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Fier pasi në orën 22 të mbrëmjes është goditur nga një automjet tip audi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Egzon Berisha 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: