Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia "kreh" Divjakën për kultivim hashashi ...

Policia “kreh” Divjakën për kultivim hashashi …

Divjakë – “Krehja” masive në të gjithë territorin e qarkut Fier, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike

Ditën e djeshme, me mbështetje edhe të FNSH Fier, kontrollet e imtësishme janë ushtruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Divjakë.

80 efektivë policie të Komisariatit të Policisë Divjakë, të DVP Fier dhe të FNSH Fier, gjatë ditës së djeshme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

12 grupet e kontrollit të ngritura në Divjakë, kanë ushtruar kontrolle në 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë në të gjithë qarkun Fier, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: