Saturday, August 13, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNUK E DI PSE NDIHEM AFËR PERSONALITETEVE

NUK E DI PSE NDIHEM AFËR PERSONALITETEVE

Nga Artan Fuga – Unë gjithë jetën time nuk e di përse ndihem afër personaliteve dhe pushtetarëve të lartë kur janë në fund të një mandati politik. Kur janë në fillim u qendroj larg! Kur janë në mes nuk di çfarë të them!

Fundi është fillim dhe fillimi është fund – thonin të Lashtët!

Pas një dreke me z. President Ilir Meta! Një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë!

U kënaqëm vërtet! Drekë dietike me pak peshk, pak perime, dhe sallatë barishtesh!

Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për LSI, për PD, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë. Ja këto!

Dhe si kujtim një foto!

Lamë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive. Jeta është e gjatë, edhe me miqtë e dikurshëm, përsëri ritakohesh! Mos e harrojë njeri këtë ligj të Zotit! Bota është e vogël!

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: