Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBasha firmos për 3 sezone me ekipin e Kukësit

Basha firmos për 3 sezone me ekipin e Kukësit

Arbër Basha është lojtari më i ri i Kukësit. Mesfushori është zyrtarizuar pak minuta më parë nga klubi “verilindor” përmes një postimi në rrjetet sociale. 24-vjeçari bashkohet me ekipin kuksian, pasi sezonin e fundit luajti me Kastriotin, ku mbajti rolin e titullarit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori kuksian Arbër Basha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Basha është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa në të shkuarën ka luajtur me Kamzën në Superiore por edhe në kampionatin estonez me JK Trans Narva.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Arbër.

‘Është kënaqësi dhe privilegj për mua të luaj me ekipin e qytetit tim. Përveç këtij fakti, do të luaj me një skuadër që çdo vit ka pretendime të larta dhe natyrisht ky është një motivim akoma më i madh për mua.

Tifozët e Kukësit janë të mrekullueshëm dhe shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha në stadiumin e ri. Shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në ekip me gola dhe asiste për të arritur objektivat që kemi. Forca Kukësi’, ishin fjalët e para të Bashës si lojtar i Kukësit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Arbër Basha

Mosha: 24 vjeç

Gjatësia: 1.83 m

Pozicioni: Mesfushor”, shkruan Kukësi.

Deri më tani Kukësi ka firmosur me Skënder Gegën (Trajner), Jakup Berishën (Mesfushor), Antonio Ilieski-n (Mbrojtës), Ante Zivkovic (Sulmues) dhe Kristi Koten (Mesfushor).

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: