Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherri mes shqiptarëve, 3 të plagosur

Sherri mes shqiptarëve, 3 të plagosur

Një debat që përfshiu tre shqiptarë dhe një italian në Bibione, Venezia, u përshkallëzua deri në plagosjen me armë të dy prej shqiptarëve dhe italianit.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter në spitalin e Mestres, ndërsa dy të tjerët në Portogruaro dhe Udine. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 7 të mëngjesit në banesat popullore në Bibione.

Dy persona ndërhynë vetëm për të ndarë dy bashkëkombës që po grindeshin. Gjatë grindjes u shfaq një pistoletë dhe nisën të shtënat. I plagosur rëndë mbeti një shqiptar 35-vjeçar, banues me familjen në

San Michele al Tagliamento. Në gjendje serioze, por jo të rëndë është italiani, 60 vjeç, nga Latisana.

Gjithçka nisi nga njëri prej protagonistëve, një shqiptar 55-vjeçar që jeton në Bevazzana, i cili, i armatosur me pistoletë, trokiti në derën e një shqiptari tjetër që banon në një apartament në banesat popullore në via della Vega. Sipas dëshmive, dy të punësuarit si kopshtarë nga një agjenci në Bibione, kishin probleme për arsye parash. 55-vjeçari u arratis pas ngjarjes dhe nuk është kapur, ndërkohë që furgoni i tij u gjet në Marinella.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: