Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetajet/ Nëndrejtorit të policisë i vunë pistoletën në kokë, por ai nuk...

Detajet/ Nëndrejtorit të policisë i vunë pistoletën në kokë, por ai nuk tregoi

Elbasan – Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e 21 prillit 2021, ku në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.

E gjithë përplasja me armë mes 2 grupeve është parë nga dy zyrtarët e lartë të policisë të cilët fillimisht nuk reaguan, më pas heshtën dhe fshehën rrethanat e asaj që ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas detajeve që dalin tani nga dosja e SPAK, mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje mes një grupi mbështetësish të PD-së që kishin ndaluar një makinë e cila sipas tyre po shpërndante para për vota në favor të PS-së.

Këta të fundit thirrën mbështetësit e tyre dhe në momentin e mbërritjes prezente ishte edhe policia. Mësohet se një person mbështetës i PS-së i kishte vënë pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt ndaj ai akuzohet për “deklarim të rremë” dhe “shpërdorim detyre”.

Fakti është se ky person i njohur për redaksinë e lapsi.al është sot i lirë sepse ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë. I vetmi i arrestuar për këtë ngjarje është Arbër Papleka edhe pse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të 2 armëve të ndryshme dhe përveç viktimës u plagosën edhe disa persona të tjerë mes të cilëve edhe 1 efektive policie.

11 të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, mes tyre edhe ish Drejtori i Burgjeve - Vizion Plus
RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: