Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKLSH/ Subashi fali 1 milion euro gjoba para zgjedhjeve

KLSH/ Subashi fali 1 milion euro gjoba para zgjedhjeve

Bashkia e Fierit, e drejtuar nga Armando Subashi, ka falur mbi 1 milionë euro gjoba dhe detyrime të prapambetura vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Përfituesit më të mëdhenj nga kjo amnisti e fshehtë janë një numër i konsiderueshëm kompanish, të cilat vijojnë të përfitojnë kontrata publike nga bashkia e Fierit.

Në 2 mars 2021, Këshilli Bashkiak miratoi propozimin e Subashit për heqjen nga kontabiliteti të detyrimeve të prapambetura, në vlerë totale 1.3 miliardë lekë të vjetra.

Vendimi u argumentua me faktin se borxhet ishin të vjetra dhe debitorët, kryesisht kompani private, kanë mbyllur aktivitetin tregtar.

Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se pjesa më e madhe e borxhlinjve ndaj bashkisë së Fierit janë aktivë.

Madje, më e rëndë është fakti se disa prej kompanive që kanë përfituar nga falja e gjobave, vijojnë të fitojnë rregullisht tendera në institucionin e drejtuar nga Armando Subashi.

KLSH ka konstatuar gjithashtu se vendimi i marrë dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme është edhe në shkelje të ligjit zgjedhor, i cili ndalon amnisti financiare në periudhë elektorale.

Zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar u shoqëruan me akuza të forta ndaj maxhorancës, për përdorimin e të gjithë makinerisë shtetërore në favor të mbledhjes së votave për Partinë Socialiste.

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it, në raportin e tij final për zgjedhjet, deklaroi se “Partia në pushtet nxori avantazhe të konsiderueshme nga ajo në detyrë, duke përfshirë nëpërmjet kontrollit të saj mbi administratat lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimet administrative”. Publik

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: