Tuesday, September 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, në pranga 8 komisionerë

Emrat/ Falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, në pranga 8 komisionerë

8 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Arrestimet janë kryer pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Elbasanit.

Personat që janë vënë në pranga, kanë qenë anëtarë të një KZAZ-je në Elbasan dhe u përkasin PS, PD dhe LSI.

Nga raportimet e para mësohet se ata kanë favorizuar te grupet e numërimit deputetë të preferuar brenda të njëjtit subjekt politik.

Në pranga kanë rënë Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla, Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Falsifikim i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në formën e kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë, një vepër e tillë penale dënohet deri në 5 vite burg, por kur kryhet nga vetë administruesit e procesit dënimi varion nga 3 në 7 vite heqje lirie.

Këta persona kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesish në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi.

Para hetuesve mësohet se ata kanë thënë se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk ka qenë e qëllimshme. 

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: