Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËEkspozita/ Jutta Benzenberg, historia e Shqipërisë prej 30 vitesh

Ekspozita/ Jutta Benzenberg, historia e Shqipërisë prej 30 vitesh

Ekspozita e fotografes Jutta Benzenberg, e hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, është dëshmi e tranzicionit shqiptar të periudhës pas rrëzimit të komunizmit, kur Jutta, si një fotografe profesioniste erdhi në Shqipëri e nxitur nga boshllëku që po krijohej nga kaosi, trazirat dhe mungesa e drejtimit. E shoqëruar nga albanologu dhe aktivisti Ardian Klosi ajo udhëtoi nëpër të gjithë Shqipërinë duke pasqyruar në fotografi portrete njerëzish, ngjarje, fushata elektorale apo protesta. Pas kësaj, ajo vazhdoi ti përkushtohet pasqyrimit të jetës dhe realitetit shqiptar, duke u bërë një nga fotografet më aktive.

“Në ekspozitën time”, thotë Jutta Benzenberg, “do të gjeni karaktere të ndryshme dhe të gjithë janë të bashkuar në përsonin tim”. Ajo thotë se vazhdon të fotografojë shqiptarët, sepse ato janë të hapur për t’i shfaqur emocionet. I pëlqen që t’u afrohet njerëzve, pasi kjo është diçka që e përmbush. Fotografja Benzenberg thotë se ka fotografuar këtu për 30 vite dhe se nuk mund të shkëputet më nga Shqipëria.

Ekspozita e fotografes Jutta Benzenberg nis me disa dhjetëra fotografi nga periudha e tanishme, duke u kthyer më pas në të shkuarën e afërt dhe të turbullt, por që ende duket se reflekton në të tashmen. Drejtori i Muzeut, Luçian Bedeni, e vlerëson Jutta Benzenberg si një fotografe aktive e tranzicionit shqiptar.

“Jutta Benzenberg është një rast i rrallë në këto 30 vite. Është një fotografe gjermane, një artiste gjermane, që vjen dhe jeton në Shqipëri. Dhe gjithë krijimtaria e saj 30 vjeçare është e bazuar në këtë hark kohor, në këto vite, që përkojnë me vitet e tranzicionit. E gjejmë atë si pjesë të protestave të ndryshme, pjesë e manifestimeve, pjesë e fushatave”.

Ndërsa studiuesi i fotografisë, Leke Gjeloshi, thotë se ekspozita e fotografes Jutta Benzerberg është dëshmi e përsonalitetit dhe profesionalizmit të saj, si dhe pjesë e historisë së periudhës 30 vjeçare, paskomuniste në Shqipëri.

“Jutta Benzenberg sjell aktivitetin e saj që shtrihet në tri dekada, që nga viti 1991 e deri në ditët e sotme. Kërkimin e saj e ka përshku si nga pozitat e fotoreporteres, si nga pozita e fotografes që inskenon subjektet e veta, ngjarje të rëndësishme, si në planin politik, si në planin shoqëror, si në planin gjeografik të jetës shqiptare. Të shqiptarëve vetë, por dhe të saj, si një gjermane që vjen këtu, martohet, ndërton jetën dhe aktivitetin e saj”.

Ekspozita e zonjës Jutta Benzerberg në thelb sjell një kërkim virtual të gjendjes shpirtërore të shqiptarëve dhe të rrethanave që sjellin identitetin e njerëzve të periudhës paskomuniste. Si fotografe aktive dhe e pavarur, ajo ka bashkëpunuar me UNICEF dhe OKB për të sjellë në fokus të drejtat e njeriut, pozitën e gruas dhe fëmijëve në Shqipëri./VOA/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: