Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËMickey Rourke shpërthen ndaj Tom Cruise: Aktor i dobët, i parëndësishëm

Mickey Rourke shpërthen ndaj Tom Cruise: Aktor i dobët, i parëndësishëm

Aktori i “Sin City”,Mickey Rourke e quajti “të parëndësishëm” Tom Cruise në një intervistë të re.

“Ai ka bërë të njëjtën pjesë për 35 vjet… Unë nuk kam respekt për këtë,” tha Rourkenë “Piers Morgan Uncensored”, kur u pyet për Cruise,i cili risolli rolin e tij nga origjinali i vitit 1986,”Top Gun” .

Rourke gjithashtu vuri në dukje se nuk i bëri përshtypje që “Maverick” ishte filmi i parë i Cruise që grumbulloi më shumë se 1 miliard dollarë në arkë.

“Nuk më interesojnë paratë dhe pushteti,” shtoi ai, duke argumentuar se aftësitë e aktrimit të Cruise nuk përputhen me emrat e tjerë të mëdhenj në Hollywood.

“Më intereson, kur shikoj punën e Al Pacinos dhe punën e hershme të Christopher Walken dhe Robert]De Niro dhe punën e Richard Harris dhe punën e Ray Winstone, ky është lloji i aktorit që dua të jem.”

Kur Morgan e  pyeti më tej aktorin nëse mendon se Cruise është një aktor i mirë, ai nuk u përmbajt.

“Unë mendoj se ai është i parëndësishëm, në botën time,” u përgjigj Rourke.

“Top Gun: Maverick”, një vazhdim i klasikut kult të vitit 1986, u bë kryefjalë pasi fitoi më shumë se 100 milionë dollarë gjatë tre ditëve të para të shfaqjes në kinematë e Amerikës së Veriut. Duke përfshirë shfaqjet ndërkombëtare, totali i filmit në mbarë botën arriti në 248 milionë dollarë.

Deadline raportoi se deri në fund të qershorit, “Maverick” tërhoqi më shumë se 1 miliard dollarë në arkat globale.

Dhe për shkak të suksesit të madh të filmit, aktori Miles Teller zbuloi se një “Top Gun 3” mund të realizohet.“Kam pasur disa biseda me të (Cruise) për këtë. Do të shohim”, tha Teller për Entertainment Tonight javën e kaluar

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: