Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKlevis Balliu: Në Tiranë na pret ajo që ndodhi në Sri Lanka!

Klevis Balliu: Në Tiranë na pret ajo që ndodhi në Sri Lanka!

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, paralajmëroi një situatë si në Sri Lanka, pra edhe në Shqipëri. Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në News24, Balliu u shpreh se protesta e 7 korrikut ishte vetëm fillimi.

“Situata në Sri Lanka i pret edhe këta. Pse ju mendoni se mbaroi në 7 korrik, kjo atje filloi?!”- tha Balliu.

Më tej, shefi i organizimit në PD u shpreh se opozita do të vazhdojë aksionin, deri në zgjidhjen e situatës së krijuar në vend, që po përballet me një krizë tejet të rëndë.

Nuk mendoj se Berisha është i vetëm në luftën e tij, sepse atë e tregoi 7 korriku. Sali Berisha është Sali Berisha. Edhe gjatë gjithë këtij debati që ka qenë në PD, është diskutuar vetëm Sali Berisha. Qytetarët ju përgjigjën liderit të ri të PD, dhe tani PD do t’i përgjigjet qytetarëve me aksionin, i cili do të vazhdojë. Denoncime janë bërë boll, emra janë bërë boll, Guglja e Zoto, i kemi përmendur, por këto janë kot, sepse inceneratorët vazhdojnë. Që të ndalojnë inceneratorët, duhet të ikë Rama, se këta të tjerët janë kot, këta nuk dalin nga shtëpia pa lejen e Ramës. Sot PD po punon për të dhënë një alternativë, një zgjidhje për situatën”, theksoi ai.

Me pas prapë Klevis Balliu insistoi se në shtator do të kemi protesta të mëdha dhe nëse qeveria nuk ikën, do ta bëjmë si në Sri Lanka.

Kjo deklaratë e tij vjen në vazhdën e deklaratave të Edi Palokës dhe Sali Berishës. Kryetari i PD-së, Berisha ka qenë i prerë me kryeministrin Rama, pasi e ka kërcënuar me protesta shumë më të mëdha, duke i kujtuar ngjarjet e fundit në Sri Lanka.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: