Tuesday, September 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Levani" arreston një shtetas, procedohet një i dytë

Operacioni policor “Levani” arreston një shtetas, procedohet një i dytë

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Levani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Gjenden një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet, vihet në pranga pasagjeri që i kishte fshehur poshtë sediljes.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Sektorit Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Levani”.

https://fb.watch/egXQSOkLjj/

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermail Osmanaj 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftatak”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Erjon Bushi, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, në Levan, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe me pasagjer shtetasin E. O., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, që ishin fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. B. ka patur dijeni për armën dhe nuk kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: