Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËReagimi/ Presidenti Meta pas vendimit maqedonas: Vendimmarrësit shqiptarë duhet të kthjellohen mirë…

Reagimi/ Presidenti Meta pas vendimit maqedonas: Vendimmarrësit shqiptarë duhet të kthjellohen mirë…

Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, duke hapur rrugën e integrimit edhe për Shqipërinë.

Teksa shprehet se ky vendim i hap rrugën negociatave të të dy vendeve, Kreu i Shtetit thekson se vendimmarrësit shqiptarë tani duhet të kthjellohen mirë për përgjegjësitë që kanë në ndjekjen e politikave.

Reagimi i Presidentit Meta:

Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: