Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeVIDIOARTUR SULEJMANI DHE SPORTET EXTREME UJORE NË FIER (Vidio)

ARTUR SULEJMANI DHE SPORTET EXTREME UJORE NË FIER (Vidio)

Fier – Sportet ekstreme, bregdeti I Semanit, grykderdhjet e lumenjëve Seman dhe Vjosë  baza të zhvillimit të tyre jo vetëm për shqiptarët por edhe për të apasionuarit nga vende të ndryshme të botës. Shqipëria I afron të gjitha pasionet si dhe besën

Prej disa vitesh në Fier por edhe disa vende rreth tij kanë formuar disa grup të rinjsh shqiptarë por dhe të huaj të sfidojnë veten përballë valëve të detit, erës së fortë mbi det, valëve e rrymave të fuqishme të ujrave të Vjosës dhe Semanit apo në bregdetit të Semanit në një hapsirë dhjetra  kilometra rëre të argjendë, të imët dhe të pasur shumë me jod.  K’to grupe këta të apasionuar po i japin popullaritet sporteve ekstreme të paeksploruar deri pak vite më parë jo vetëm në zonën e Fierit, Lushnje, Vlorës, Përmetit, Tepelenës por edhe jashtë kufijlve të Shqipërisë, dhe këtë gjë organizatiorët e thonë me krenari

Artur Sulejmani, i riu fierak, baba i tre vajzave thotë se si çapkën që ka qënë që në “barkun e nënës” na pohonë me modesti se si nisi me sportet extreme, dashuria për ta ngrtija e grupeve aktivitetet  e para, organizimet si dhe deri tek dhënia e eskperiencës tek më të rinjtë apo marrja e eksperiencave nga të huajt e apasionuar që jo pak herë kërkojnë bashkëpinimin e tij për të zhvilluar disa ditë sporte ekstreme në bregdetin e Fierit

Pjesë e sporteve ujore këtë verë është bërë dhe kmpi i të rinjëve i organizuar nga “Epoka e Re” që këtë verë ka pranuar afro 150 të rinjë nga trevat shqiptare , një kamp i cili është i ngritur në pyllin me pisha dhjetra vjeçarë buzë bregdetit Seman.

Veç shumë aktiviteteve argëtuese e edukuese janë planifukuar që këtë verë në  bashkëpunim me Arturin dhe grupin e tij të mësojnë edhe sportet ujore apo ekstreme ujore.

Nevila Jahaj  drejtoresha dhe organizatorja na tregonë rrethë këtij organizimi

Elton Jahja është një tjetër i apasionuar pas sporteve ujore por që e gjetëm në këtë kamp rinor për të dhënë ndihmën dh eksperiencën e tij tek këta të rinjë që janë grumbulluar  bashkë si një familje nga Kukjësi Fieri, Tirana, Durrësi, Vlora Gjirokastra e shumë vende të tjera

Arturi si i apasionuar dhe në shumë raste organizator i shumë  sporteve e aktiviteteve të tilla na tregnë për mardhëniet me të huajt që janë të apasionuar kur vijnë çfarë preferojnë, opiniomni i tyre për vendin, natyrën, guzhinën e shumë të tjera. Keni vende prrallore, shumë të bukura por i mbani pastër, më thonë të huajt, thotë Arturi

Në Darrëzezë grupi shkon jo vetëm në stinën e verës por edhe në pranverë, vjeshtë si dhe në dimër kur moti është me diell e pak i ngrohtë. Grupi mblidhet udhëtojnë me makinat e njëri tjetrit , shkojnë e në fillim nisin me pastrimin e hapsirës nga mbeturinat pasi ato mund tju sjellin edhe çarje të pjesëve , pëlhurave që shërbejnë si parashuta në ajër e më pas nisen e rrëshkasin mbi ujin e detit duke u ngritur në lartësi e duke zbritur përsëri mbi të

Kjo gjë ndodh sa herë shkojnë në hapsirat ranore në Darrëzezë, grykderdhje të lumenjëve Vjosë dhe Seman

Për të dytin vit me radhë në bregdetin e Darrezezës u organizuan dhe garat me kuaj ku të asasionuar nga vende të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, Maqedonisë erdhën me kuajt e ytre e garuan në këtë bregdet, por kjo fal njohjes e organizimit të Artur Sulejmanit dhe mbështetjes së bashkisë për ktë vit kalendarik

Nuk është një, as dy as tre janë disa pasi ka nga ata që grumbullohen për gara në ujë,  e kategori të tjera të sporteve ujore por  edhe nga ata që preferojnë alpinizmin.

Arturi nga flet edhe për grupet e alpinizmit, shkojnë me automjete e marrin shtigjet duke ngjitur malet si në majën e Kallkanit në Librazhd apo në malin e Shrebenikut e kudo me radhë

Organizatori i sa e sa eventeve, garave me kuaj, sporteve ujore, ngjitjeve në maja malesh i ka organizuar Arturi i cili pohonë se është pasioni ,  dëshira për diçka ndryshe, për më shumë adrenalinë, pa shumë shpenzime. Disa kanë makinat që udhëtojmë, disa paguajnë karburantin, disa kuajt, disa ushqimin, dikush tjetër dicja tjetr, pra bëhemi bashk si një e tërë me një buxhet

Dashuria për sporte ekstreme, për të provuar diçka ndryshe, për tu harruar një fundjavë, për tu arratisur larg zhurmës e rrëmujës së qytetit diku në një majë mali, në një plazh bio apo të rrëshkasësh mbi det apo të fluturosh mbi të, janë çaste e momente që skaliten thellë në memorien e tyre që me shumë pasion e dashuri i diskutojnë mes miqsh apo i shpërndajnë dhe në rrjetet sociale

Këto aktivitete janë një zë i fuqishëm e serioz  në “kërthizën” e Shqipërisë, që ndikon në ndërgjegjësimin e qytetarëve apo institucioneve shtetërore, për mbrojtjen e ujërave, për mbajtjen pastër të bregdetit apo luginave të lumenjëve që me siguri do të na e kishin zili të gjithë.

Kjo është natyrisht një tjetër histori suksesi, një model që mund të frymëzojë të tjerë njerëz në Shqipëri për të ngritur sipërmarrje të tilla të vogla në dukje, por që vendit i bëjnë atë reklamën e duhur për turizmin , pronovimin e tij duke u thënë që nuk kemi vetëm detin, kemi  lumenjtë, liqenet, kemi malet  kemi guzhinën pse jo qershinë mbi tortë, mikpritjen dhe besën shqiptare.

Duhet vetëm pak nuhatje dhe iniciativë për të ngritur grupe të tilla si kto që organizon Artir Sulejmani në Fier/ ALB365/Xhemil Beharaj.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: