Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRrëfimi/ Granit Xhaka: Ja përse nuk shkova te Mourinho dhe Roma

Rrëfimi/ Granit Xhaka: Ja përse nuk shkova te Mourinho dhe Roma

Granit Xhaka, një vit më vonë, konfirmon se ishte një hap larg Romës. Në fund, megjithatë, ai zgjodhi të qëndrojë te Arsenal dhe shpjegon përse.

Zvicerani mbërriti në Londër në verën e vitit 2016 nga Borussia Mönchengladbach. Aventura e mesfushorit në Emirates Stadium vazhdoi me ulje-ngritje dhe, në verën e vitit 2021, ai ishte gati t’i thoshte lamtumirë klubit të Premier League.

Trajneri i Romës, José Mourinho, dëshironte të nënshkruante me Granitin dhe zvicerani ishte një hap larg verdhekuqve. Portugezi, megjithatë, nuk arriti të përmbushte dëshirën e tij dhe lëvizja nuk u realizua.

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane qëndroi te Arsenal dhe, në gusht të vitit të kaluar, nënshkroi rinovimin deri në vitin 2024. Tani, duke folur për ESPN, gjatë turneut parasezonal të Gunners në SHBA, Xhaka shpjegoi pse nuk u transferua në Serie A. Mikel Arteta dhe drejtori teknik Edu ishin vendimtarë: “Kishte diçka, po”. I pyetur se sa afër ishte largimi nga Gunners ai tha: “Shumë afër. Asgjë nuk u bë sepse Mikel dhe Edu nuk më lanë të shkoja, donin që unë të qëndroja”.

Trajneri arriti në fund ta bindë që të qëndrojë në Londër: “Pa të nuk do të isha më në këtë klub. Më ndihmoi shumë kur isha përtokë. Më mori mënjanë dhe me gjëra të vogla, hap pas hapi, më ndihmoi edhe me tifozët.

Kam pasur shumë tifozë, por më duhet të them se Mikel është një nga më të mirët që kam pasur ndonjëherë”.
Shqiptari tani dëshiron të qëndrojë në Emirates Stadium dhe të luajë në Londër për shumë vite: “Jam shumë i lumtur këtu. Familja ime është shumë e lumtur këtu.

Kam kontratë edhe për dy vite të tjera, është e vërtetë. Në shtator do të mbush 30 vjeç, por nuk mendoj për moshën. Mund të jesh 18, 90, 35. Nëse ke cilësi, mund të luash. Ne kishim shumë lojtarë këtu, David Luiz për shembull, i cili kishte një karrierë të mrekullueshme, 33, 34, 35, ai po luan edhe tani. Kjo është arsyeja pse mosha është vetëm një numër për mua. Për sa kohë që jam në formë, për sa kohë që mund të ndihmoj skuadrën, do të përpiqem të bëj gjithçka. Kur të vijë koha, e nuk mund ta bëj, jam i pari që do i them klubit: ‘Nuk jam gati ta bëj’”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: