Tuesday, September 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Autoriteti i Dosjeve dhe personat e përfshirë do mbajnë përgjegjësi ligjore

Meta: Autoriteti i Dosjeve dhe personat e përfshirë do mbajnë përgjegjësi ligjore

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë lidhur me pretendimet se ai është i përfshirë në dosjen e ish-Sigurimmit të Shtetit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se si autoriteti i Dosjeve, ashtu dhe personat e përfshirë në këtë çështje, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Autoriteti i dosjeve do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të ligjeve që ka bërë, edhe në atë shkresë që i ka bërë Kuvendit. Së dyti, do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë. Të gjithë e dimë kush është përfshirë, ish-xhelatë të sigurimit të shtetit. Atë dosje do kishte shumë të lehtë nëse do kishte një indicie serioze për këtë çështje sepse Ilir Meta në çdo rast, edhe kur ka kandiduar si President, ka firmosur një kërkesë për dosjen dhe është konfirmuar që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Nëse do dilte e kundërta, autoriteti i dosjeve do kishte mundësinë e paditjes. Kjo tregon se sa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa kur një djalë i i ri në kulmin e pandemisë, del në mes të natës për të blerë cigare dhe vritet. Është aq kriminale sa vrasja në Elbasan gjatë zgjedhjeve. Shohim fakte të tmerrshme të rënda të inceneratorëve të njerëzve që kanë ndërruar jetë dhe kanë firmosur dokumente për këtë vjedhje.

Padyshim është kaq kriminale, meqënëse ishte trembur zonja në krye të Kuvendit, nuk u tremb kur manipuluan firmën e ish-kryetarit të Kuvendit në gjyqin kundër Presidentit të Republikës në Gjykatën Kushtetuese. Për këto nuk trembet ajo. Do të trembet tamam ajo”,– tha Meta.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: