Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTARusia u ndalon hyrjen 32 zyrtarëve dhe gazetarëve të Zelandës së Re

Rusia u ndalon hyrjen 32 zyrtarëve dhe gazetarëve të Zelandës së Re

Rusia njoftoi të shtunën se do t’u ndalonte hyrjen 32 zyrtarëve dhe gazetarëve të Zelandës së Re, në përgjigje të masave të ngjashme të marra nga Wellington kundër Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë, raportoi Agence France-Presse, shkruan The Guardian.

Midis të sanksionuarve janë kryetari i bashkisë së Wellingtonit, Andrew Foster, kryetari i bashkisë së Auckland, Philip Goff, komandanti i marinës së Zelandës së Re, Garin Golding dhe gazetarët Kate Green dhe Josie Pagani, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Rusisë.

Vendimi u mor “në përgjigje të sanksioneve të qeverisë së Zelandës së Re, të cilat prekin gjithnjë e më shumë qytetarët rusë”, thuhet në deklaratë. Në prill, Rusia ndaloi kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe një mori politikanësh të hynin në territorin e saj.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: