Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSHTETI NË XHEP APO NË MEXHLIS?

SHTETI NË XHEP APO NË MEXHLIS?

Nga Lutfi Dervishi – A do të ndodhte rënia e e-albania, nëse do të hetohej me përparësi dhe shpejt krimi i ndodhur në prill të vitit 2021?

Rrjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve, 15 muaj më parë, nuk u mor seriozisht nga AKSHI, u injorua/relativizua nga qeveria, u zvarrit nga drejtësia dhe edhe sot e kësaj dite që kemi në Tiranë ekspertët më të mirë të microsoft- askush nuk e vë ujin në zjarr për një krim me dëme të pallogaritshme dhe të pakthyeshme.

Mos hetimi i krimit të parë u pasua nga rrjedhjet e radhës të të dhënave, rrogat dhe targat e makinës.

Kushdo që është i interesuar, mik dhe armik, sot ka në dorë identitetin e shqiptarëve. Ka në dorë, numrin personal të identifikimit, adresën e shtëpisë, adresën e vendit të punës, numrin e celularit, preferencën politike, llojin e makinës, targën, numrin e shasisë. Këto të dhëna edhe bufi e di që kanë rrjedhur nga AKSH-i. Në rrjedhjet e të dhënave u përfshinë edhe rrogat e stafeve lokale të ambasadave, një skandal politiko- diplomatik në vete!

Sot askush nuk është përgjegjës për rrjedhjen e të dhënave. Asgjë e re nga fronti i hetimit edhe pse kanë kaluar plot 15 muaj, edhe pse zgjedhjet quhen kapitull i mbyllur.

Janë disa pyetje që ende sot nuk kanë përgjigje?
Kush i nxorri të dhënat e 900 mijë shqiptarëve?
Pse nuk u thirr DART i Microsoft për të hetuar?
Pse nuk heton tani që ka rënë “gjëma e madhe”?
Pse prokuroria e zvarrit këtë hetim?

Pse  SPAK duke e ditur që këto të dhëna janë vetëm te AKSHI, e gjeti të udhës të shkonte të hetonte gazetarët? Pse nuk u pyet dhe nuk pyetet asnjë patronazhit se si i ka mbledhur të dhënat?

Pse u reagua me shumë vonesë (pas 3 rrjedhjeve të tjera të të dhënave?) Cila është përgjegjësia e kompanive të kontraktuara për sigurinë digjitale të AKSH-it?

Pas 4 rrjedhjeve masive të të dhënave, viti 2022 dukej më i sigurtë sepse, në përgjigje të shqetësimit të krijuar, qeveria më 11 janar nënshkroi marrëveshjen për forcimin e sigurisë digjitale me “Jones International”  6 muaj më pas “agresioni” kibernetik bllokoi shërbimet digjitale dhe beteja me agresorët ende nuk ka përfunduar. 

Ajo që të shqetëson është se “të dhënat personale” jo vetëm që nuk merren seriozisht, por paralajmërohet se “nuk kemi parë gjë akoma”.
Kryeministri sugjeroi që pagat mund të bëhen publike, periodikisht (!) ndërsa më 6 maj në një takim me përfaqësues të bankave të nivelit dytë hodhin idenë e integrimit të pagesave bankare me e- albania.

Imagjinoni që edhe llogaritë bankare të kenë lidhje me AKSHI-n?!  Shteti në xhepin tënd është një ide e bukur, është një lehtësi e paimagjinueshme, për qytetarët, për biznesin, për këdo, por me kusht që shteti të mbetet në xhepin tënd dhe jo të dalë në mexhlis. Siç ka dalë në mënyrë të përsëritur nga prilli i vitit 2021 e deri më sot!

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: