Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIErdhi Porsche i ri GT3 R që prodhon 565 kuaj-fuqi

Erdhi Porsche i ri GT3 R që prodhon 565 kuaj-fuqi

Vetura e fundit garuese e zhvilluar për blerësit e serisë GT3 në mbarë botën edhe zyrtarisht është prezantuar.

Bëhet fjalë për Porsche 911 GT3 R, që do të marrë pjesë në garën e sivjetme 24 hourse Spa-Francorchamps, transmeton Telegrafi.

Nga sezoni i ardhshëm, ekipi i Porsche mund të promovojë veturën e re për gara nëpër ngjarje të ndryshme.

Kjo veturë është e bazuar në gjeneratën 992 të modelit 911. Për dallim nga paraardhësi, 911 GT3 R i ri ka motor më të madh që prodhon 416 kW (565 kuaj-fuqi) dhe ka performancë me aerodinamike që ruan baraspeshimin gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe.

Karakteristikë e kësaj veture është karroceria punëdore sikurse tek 911 RSR, dhe për 5 për qind ka rritur fuqinë motorike nga 3.997 kub tani ka 4.194.

Kjo ka rritur fuqinë maksimale motorike në 416 kW. Me këtë nënkuptohet se motori 4.2 litërsh me gjashtë cilindra është më i përshtatshëm për shoferët “amatorë”. 

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: