Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMakina shpërthen në flakë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë

Makina shpërthen në flakë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë

Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Incidenti në fjalë ka paralizuar trafikun në njërin sens të lëvizjes në këtë nyje të rëndësishme rrugore të vendit.

Ndërkohë dyshimet e para janë se makina ka qenë e pajisur me një impiant gazi, ç’ka mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Policia Lushnjë

Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: