Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTABabai i vdiq, nëna u mbyt në det, 29 vjeçaria i dha...

Babai i vdiq, nëna u mbyt në det, 29 vjeçaria i dha fund jetës

Greqi – Mëngjesin e sotëm një 29-vjeçare shqiptare u gjet e vetëvarur në banesën e saj në Lamia, ndërsa dyshohet se ngjarja kishte ndodhur një javë më parë.

Mediat greke kanë zbuluar detaje të rënda lidhur me dramën e jetës së saj dhe familjes, të cilët kishin emigruar në Greqi kur ajo ishte 5 vjeçe.

Edhe pse në kushte të vështira ekonomike, ajo dhe motra e saj arritën që të shkollohen falë punës së prindërve, ndërsa viktima kishte mbaruar fakultetin e Filologjisë me nota mjaft të mira.

Por dramat e saj nisën kur papritur, kur pak vite më parë, për shkaqe natyrore babai u nda nga jeta, ndërsa vetëm në 2020 nëna i dha fund jetës duke u mbytur në det.

Pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve, e reja thuhet se vijonte të punonte, por pas pandemisë vendi i punës së saj u mbyll. Përgjatë kësaj kohe ajo thuhet se ka pasur vështirësi në gjetjen e një punë, arsye kjo që mendohet ta ketë çuar drejt vetëflijimit.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: