Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia procedon 17 vjeçarin, bënte drift me automjet në rrugë (vidio)

Policia procedon 17 vjeçarin, bënte drift me automjet në rrugë (vidio)

Fier – Bëri drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, identifikohet dhe procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Procedohet penalisht edhe pronari i automjetit (babai i drejtuesit), pasi rezultoi se kishte drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej një automjet tip “Citroen”, drejtuesi i të cilit po bënte drift dhe manovra të rrezikshme, në vendin e quajtur “Rotondo e sharrës”, Fier, shërbimet e Policisë Rrugore Fier bënë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 17 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ka bërë drift dhe manovra të rrezikshme, me automjetin tip “Citroen”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se automjeti është drejtuar pa leje drejtimi edhe nga pronari, shtetasi A. N., 53 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier (babai i 17-vjeçarit), për të cilin filloi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: